AKTUALITET, 30 Janar 2024, 14:24

Nis shqyrtimi i çështjes ndaj Arbër Paplekajt, ish-efektivi I RENEA-s akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit

Nis shqyrtimi i çështjes ndaj Arbër Paplekajt, ish-efektivi I

Në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka nisur shqyrtimi i çështjes penale për ish-efektivin e RENEA-s, Arbër Paplekaj.

Paplekaj akuzohet se është autor i vrasjes së Pjerin Xhuvanit katër ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit në Elbasan.

Ish-efektivi i repartit RENEA është dënuar nga gjykata e Elbasanit me 22 vite burgim për akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese në dëm të mjekut psikiatër, por ai pretendon se krimin e kreu për vetëmbrojtje.

Në të njëjtin proces me Paplekaj po gjykohen edhe dy ish-nëndrejtorët Policisë së Elbasanit, në sytë e të cilëve ndodhi vrasja, të cilët janë dënuar me 1 vit shërbim prove për shpërdorim, si dhe gjashtë efektivë të forcave Shqiponja, po ashtu të dënuar me shërbim prove. Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e 21 prillit 2021, katër ditë përpara zgjedhjeve parlamentare.