AKTUALITET, 30 Janar 2024, 12:45

Dyshohet se plagosi fqinjin me armë zjarri, lihet në burg 50-vjeçari

Dyshohet se plagosi fqinjin me armë zjarri, lihet në burg

Është lënë në burg 50-vjeçari G. K., i cili dyshohet se qëlloi me armë zjarri fqinjin e tij, M. S., mbrëmjen e 25 janarit pas një konflikti të çastit.

Ngjarja ndodhi në lagjen nr.4 të Durrësit, pas një konflikti çasti për zhurmat që vinin nga apartamenti i 40-vjeçarit M. S.

Shtetasi G.K., u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes, por u vetëdorëzua të nesërmen në polici, pas negociatave me familjarë të tij.

Këtë të martë (30 janar), gjyqtarja Entela Shedula pasi ka dëgjuar palët ka vlerësuar arrestin si të ligjshëm dhe caktuar masën shtrënguese të sigurisë “arrest me burg” për 50-vjeçarin nga Durrësi.