AKTUALITET, 13 Maj 2025, 13:43

Ngjarja e rëndë në Korçë/ Aksident pranë shkollës 9-vjeçare, automjeti përplas nxënësin, dërgohet me urgjencë në spital

Ngjarja e rëndë në Korçë/ Aksident pranë

Një aksident raportohet të ketë ndodhur përpara ambienteve të shkollës 9-vjeçare “Sotir Gurra” në Korçë teksa një automjet ka përplasur një nxënës të kësaj shkolle.

I mituri është goditur nga makina teksa ka tentuar të kalojë në anën tjetër të rrugës. Nxënësi është dërguar menjëherë drejt qendrës spitalore për të marrë ndihmë mjeskore ndërsa fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime serioze.

Sakaq, policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.