AKTUALITET, 13 Maj 2025, 13:21

Vota preferenciale/ Celibashi: Kemi pamjet filmike të numërimit. Janë marrë të gjitha masat për moslejimin e ‘trafikimit’ të votave për kandidatët e ‘listës së hapur’

Vota preferenciale/ Celibashi: Kemi pamjet filmike të numërimit.

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka reaguar pas aludimeve se procesi i numërimit të votave nuk ka qenë sipas standarteve dhe ka pasur shkelje.

“Nisur nga disa shqetësime për integritetin e numërimit dhe vlerësimit të votave parapëlqyese, siguroj që KQZ ka marrë të gjitha masat organizative, njerëzore dhe ato teknike për të mos lejuar ‘trafikimin’ e votave për kandidatët e ‘listës së hapur’ të çdo subjekti.

KQZ ka regjistruar dhe ka pamjet filmike të procesit të numërimit dhe të vlerësimit të votave për partitë politike dhe koalicionet.

Nëse në procesin e numërimit dhe vlerësimit të votave për kandidatët në ‘listën e hapur’ do të konstatohen mospërputhje tek çfarë rezulton në pamjet filmike me atë çfarë do të rezultojë në procesin e vlerësimit të votave për kandidatin, atëherë numëruesit apo komisionerët përgjegjës për këtë rast do të përgjigjen penalisht për shkeljen e rëndë të integritetit zgjedhor”, ka thënë Celibashi.

Vota preferenciale/ Celibashi: Kemi pamjet filmike të numërimit.