AKTUALITET, 13 Maj 2025, 13:11

Vendimi/ Bllokoi me makinë kreun e Arsimit me pretendimin se blinte vota, Gjykata lë në detyrim paraqitje burrin e Elda Hotit dhe shokun e tij

Vendimi/ Bllokoi me makinë kreun e Arsimit me pretendimin se blinte vota,

Gjykata e Lezhës ka lënë të lirë, duke vendosur masën detyrim paraqitje për bashkëshortin e deputetes së PD Elda Hoti, Ladi Ndoja dhe Amarildo Jushi.

Të 3 personat janë arrestuar mbrëmjen e së shtunës për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Vetëgjyqësia” dhe “Kanosja apo dhunimi ndaj  pjesëmarrësve në zgjedhje” Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 10.05.2025, rreth orës 20:20, këta shtetas me dy automjetet e tyre i kanë bllokuar rrugën automjetit që drejtohej nga Renuar Kola 46 vjeç drejtor i arsimit (drejtues automjeti) dhe A. D. (pasagjer), të dy banues në Rrëshen, me pretendimin se këta shtetas po kryenin veprimtarinë e blerjes së votave.

Pas kontrollit të ushtruar në automjetet e tyre, konkretisht në automjetet e shtetasve Ladi Ndoja dhe Aamarildo Jushi shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale lista me të dhëna personash (të dyshuara si lista zgjedhësish), ndërsa në automjetin e R. K. nuk u gjet asnjë send i kundërligjshëm.