AKTUALITET, 27 Nëntor 2025, 12:02

Nga shkurti në qeli/ Mbrojtja e Veliajt i drejtohet Kushtetueses: Të shfuqizohet arresti me burg ndaj kryebashkiakut

Nga shkurti në qeli/ Mbrojtja e Veliajt i drejtohet Kushtetueses: Të

Mbrojtja e kryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliaj dorëzon në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin e vendimit arrest me burg ndaj funksionarit publik.

Mësohet se kërkesa është dorëzuar ditën e sotme dhe avokatët kërkojnë shpalljen si antikushtetuese të vendimeve arrest me burg sepse janë jo propocionale.

Mes disa arsyetimeve i thuhet Kushtetueses që edhe raporti i komisionit europian përmend rrethanat se përse një kryebashkiak apo përfaqësues i pushtetit lokal nuk mund të prangoset.

Herën e fundit që Veliaj iu drejtua Kushtetueses, ruajti postin e tij si drejtues i qytetit të Tiranës teksa GJK rrëzoi vendimin e qeverisë për shkarkimin e tij si dhe dekretin e presidentit për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Veliaj është arrestuar që prej 10 shkurtit ndërsa akuzohet për pastrim parash, mosdeklarim pasurie, korrupsion pasiv në 9 episode, shpërdorim detyre si dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli.