AKTUALITET, 27 Nëntor 2025, 09:33

Tiranë/ Shiste kokainë dhe kanabis tek “Ish-parku i autobusëve”, arrestohet i riu

Tiranë/ Shiste kokainë dhe kanabis tek “Ish-parku i

Policia e Tiranës ka vënë në pranga në 23-vjeçar, i cili shiste kokainë dhe kanabis në doza të vogla zonën e quajtur “Ish-parku i autobusave”.

“Mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas shiste lëndë narkotike në zonën e quajtur “Ish-parku i autobusave”, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve finalizoi operacionin policor të koduar “Parku”, në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasi: A. M., 23 vjeç, banues në Tiranë”, njofton Policia. 

Ai u kap në rrugën “Frosina Plaku”. Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë, shërbimet e policisë i gjetën 265 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë të ndarë në sasi të vogla/doza, gati për shitje, dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.