AKTUALITET, 14 Shtator 2024, 11:09

Nga arratia, Ahmetaj flet për “Der Spiegel”: Rama s’më bën dot mua kokë turku

Nga arratia, Ahmetaj flet për “Der Spiegel”: Rama

Arben Ahmetaj ka dhënë një intervistë për “Der Spiegel” nga Lugano, ku ndodhet prej muajsh, që kur është shpallur në kërkim nga SPAK.

Ai thotë se Rama kërkon ta bëjë kokë turku, por nuk shpjegon se çfarë inati ka me të Rama, që dashka të hakmerret ndaj tij, në një kohë që prë vite me radhë, i ka dhënë atij postet kryesore në Qeveri.

Intervista e Ahmetajt për “Der Spiegel”

“A ju shqetëson nëse pi duhan një puro?” pyet Arben Ahmetaj kur takohemi në një tarracë kafeneje në qendër të Luganos.

Ahmetaj është një figurë i cili u konsiderua si një yll në rritje i socialistëve shqiptarë që në moshë të re. Pavarësisht një urdhër-arresti ndërkombëtar, ai aktualisht po shijon mërgimin në Lugano dhe shpreson për azil politik në Zvicër.

Ahmetaj vendos puron të ftohtë në tavëll dhe flet për marrëdhënien e tij me Ramën, të cilin e quan ndonjëherë “Kim Jong Un” duke iu referuar diktatorit të Koresë së Veriut.


“Nuk jam i përgatitur të luaj si kokë turku. Ai përfitoi nga reforma në drejtësi e financuar nga SHBA dhe BE. Tani ai po përdor sistemin e drejtësisë kundër kundërshtarëve të tij politikë dhe kundër kujtdo që e kundërshton përpjekjen e tij për pushtet”.

Ish-zëvendëskryeministri thotë se dyshon se sistemi Rama po tolerohet në heshtje në Perëndim: “Nuk e kam idenë pse europianët nuk duan të shohin se çfarë po ndodh në Shqipëri. Ata kanë shërbime sekrete të shkëlqyera që dinë gjithçka në detaje, veçanërisht për pastrimin e parave dhe krimin e organizuar".

Ahmetaj konfirmon gjetjet e hetuesve se Shqipëria u shndërrua në një narko-shtet të ushqyer nga trafiku i drogës gjatë mandatit të Ramës.

“Vërshimi i kanabisit në vend nga viti 2014 deri në 2017 ishte axhenda e fshehur ekonomike e kryeministrit. Rritja e krimit të organizuar që nxiti kanë ndryshuar masivisht ekonominë dhe shoqërinë shqiptare. Rama beson se mund të kontrollojë ende mjedisin kriminal, por prej kohësh është ai që po kontrollohet” - shprehet ai.