AKTUALITET, 13 Shtator 2024, 23:25

Hipokrizia e priftit/ Në publik flet kundër komunitetit LGBT+, por i zbulohen bisedat "hot" me meshkujt

Hipokrizia e priftit/ Në publik flet kundër komunitetit LGBT+, por i

Emisioni investigativ "Piranjat", ka publikuar rastin e një prifti të njohur në Shqipëri, i cili bën nëpër televizione deklarata kundër homoseksualitetit dhe komunitetit LGBT, por me sa duket është edhe vetë pjesë e këtij komuniteti, siç kanë zbuluar bisedat e tij "hot" me meshkujt. 

Në fakt ky është një fenomen i njohur në botë, ku persona që kanë homofobi të internalizuar, flasin kundër komunitetit LGBT+ në publik edhe kur janë pjesë e tij. Kjo ka ndodhur edhe me ligjvënës në vende të ndryshme të botës, që edhe pse ishin pjesë e komunitetit, votonin kundër nismave për legalizimin e martesave, apo legjislacionit për mbrojtjen e të drejtave të këtij komuniteti. 

Në këtë rast prifti deklaronte gjatë një emisioni televiziv, se nuk ka ndonjë arsye që komuniteti LGBT+ të kërkojë të drejta. 

"Këto paradat, këto të drejtat... Në momentin që ti kërkon të drejta, ti e ke përjashtuar veten nga shoqëria. Dua të jem i barabartë me ty, po pse nuk je i barabartë me mua ti? Mos e trumbetoni, se nuk po bëni ndonjë gjë për të qenë krenar se na çmendët. Krishti në Ungjill thotë Eva dhe Adami, unë kur t'i vë kurorë çiftit nuk mund ti themi Adami dhe Ademi". 

Kohët e fundit në Shqipëri, një numër jo i vogël pastorësh, imamësh dhe klerikësh, janë shfaqur mjaft agresivë në retorikën e tyre kundër komunitetit LGBT+, gjë e cila ka nxitur një valë të paprecedentë urrejtje ndaj këtij komuniteti, veçanërisht në rrjetet sociale. Nuk është aspak çudi që edhe mes tyre të ketë nga ata që vuajnë nga homofobia e theksuar ndaj vetes, siç ka dëshmuar rasti i fundit i publikuar nga Piranjat. 

Kronika e plotë e Piranjave: 

"Një chat mes dy meshkujve të cilët po organizohen për një takim intim mes tyre, nuk do të kishte asgjë për tu çuditur, nëse njëri nga ata nuk do të ishte klerik. At Nikolla Xhufka, një nga më të njohurit nga publiku, i cili predikon moral ccdo ditë të javës në rrjete sociale dhe në media.

Për ta bërë të qartë. Asgjë kundër një raporti intim mes dy personave të së njëjtës gjini. Zgjedhja e tyre nuk mund të na bëjë paragjykues, aq më tepër që qasja e jonë ndaj komunitetit LGBT+ ka qenë gjithmonë korrekte. 

Diskutimi qe hapet në rastin që do ju sjellim është tek hipokrizia e një personi, i cili një ditë, si klerik i qëndron besnik dogmave të fesë përfshi edhe dënimit me forcë të homoseksualitetit, ndërsa një ditë tjetër planifikon takime intime dhe orgji meshkujsh, duke lënë mënjanë rregullat strikte që duhet të zbatojë për sa kohë ka të veshur veladonin e priftit.

Duhet të kujtojmë se raste të klerikëve abuzues të dhënë pas veseve, ka me mijëra në të gjithë botën. Por deri tani, Shqipëria, fatmirësisht është jashtë kësaj harte të zezë. E ndersa abuzimet me të mitur janë pjesa më e errët dhe ende jo e zbardhur e klerit, këto lloj lidhjesh me sfond homoseksual, janë disi më të gjurmueshme.

Si në rastin e At Nikolla Xhufkës, prifti ortodoks nga Elbasani, i cili në fakt nuk njihet si i tillë nga kisha Autoqefale shqiptare, por që ka fituar popullaritet për qëndrimet e tij kundër kryepeshkopit Janullatos, duke e mveshur personalitetin e tij  me simbole patriotike, dhe duke u kthyer në një lloj heroi për nacionalistët. Por ndonjëherë Heronjtë kanë edhe anën e tyre të fshehtë, madje në rastin tonë, disi të ekzagjeruar, me biseda ku shprehen hapur dëshirat homoseksuale, si në rastin e publikuar nga Piranjat". 

VIDEO: