AKTUALITET, 25 Nëntor 2021, 08:52

Edi Rama: Një miliardë lekë më shumë subvencionim i qirasë për tërmetin

Edi Rama: Një miliardë lekë më shumë subvencionim i

Mëngjesin e sotëm përmes një postimi në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama bën me dije se janë një miliardë lekë më shumë subvencionim për qiranë për tërmetin.

Qeveria do të vijojë të subvencionojë qiranë e banorëve të dëmtuar nga tërmeti i fortë i 26 nëntorit 2019 deri në momentin e ndërtimit të banesës së tyre të re.

Akti i mëparshëm parashikonte subvencionim e qirasë vetëm një vit pas dëmtimit të shtëpisë nga tërmeti.

Aktualisht numri i familjeve që trajtohen me bonus qiraje është 13 287, ndërkohë që gjatë vitit 2020 u trajtuan 13 914 familje.

Në total në vend u shembën 115 pallate të dëmtuara nga tërmeti, ku numri më i lartë rezultoi në Shijak në 30 pallate, 22 në Kurbin, 5 në Durrës, 8 në Kamëz, 10 në Kavajë, 19 në Vorë, 16 në Krujë, 4 në Lezhë dhe 1 në Mirditë. Në total për t’u riparuar ishin 242 pallate.