AKTUALITET, 24 Nëntor 2021, 23:53

Floriana Garo: Falenderojmë deputetin Shehaj për transparencën, ftojmë dhe të tjerët

Floriana Garo: Falenderojmë deputetin Shehaj për transparencën,

Drejtorja e Komunikimit e Foltorës së ish-kryeministrit Sali Berisha, Floriana Garo njofton se për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD në 11 dhjetor janë mbledhur zyrtarisht 4700 firma. 

Duke iu referuar verifikimit të firmave nga Agron Shehaj, Garo, duke falenderuar deputetin demokrat tha se janë të ftuar edhe të tjerë ligjvënës për të bërë të njëjtën gjë. 

Ajo thotë se grupi i punës ka nisur një proces ri-verifikimi për hapat e administrimit të tyre. 

Deklarata

Partia Demokratike - Foltorja
Gjejme rastin per te falenderuar deputetin Agron Shehaj per verifikim e kryer nga ai per firmosjen e formulareve per thirrjen e Kuvendit Kombetar nga delegatet e Degeve 5 dhe 7 ne Tirane. 

Ne perfundim te procesit te verifikimit te bere publik nga z.Shehaj rezultoi se ne te dy deget per thirrjen e kuvendit kane firmosur mbi 50% e delegateve te tyre te cilet i falenderojme per mbeshtetjen dhe kontributin. 

Vetem 2 nga 100 delegatet e verifikuar nuk kane konfirmuar firmosjen e formularit. Garantojme se formularet me emrat e tyre jane terhequr nga grupi i 4700 formulareve te depozituar e nderkohe, po bejme nje proces ri-verifikimi te hapave per administrimin e tyre.

Verifikimi i bere nga z.Shehaj sikunder publikimi i listes emerore te delegateve qe kane firmosur nga Dega Nr 6 ne Tirane verteton katerciperisht jo vetem vullentin e shprehur te 4700 delegateve per mbledhjen e Kuvendit por dhe gadishmerine e Foltores per t’i dhene mundesine cilitdo qe deshiron te beje transparence te plote per formularet e depozituar ne zyren e kryetarit te keshillit kombetar te PD. 

Perfitojme nga rasti te ftojme serish mediat dhe cilindo tjeter per ta vazhduar procesin e transparences dhe verifikimit!