AKTUALITET, 20 Mars 2023, 09:19

Ndryshimet në Kodin Rrugor, Gonxhja: Ishin planifikuar që në 2022-shin, s'ka lidhje me aksidentin te mbikalimi i TEG-ut

Ndryshimet në Kodin Rrugor, Gonxhja: Ishin planifikuar që në

Ndryshimet në Kodin Rrugor nuk kanë lidhje me aksidentin tragjik te mbikalimi i TEG-ut, ku humbën jetën tri persona. Kështu është shprehur drejtori i DPSHTRR-së, Blendi Gonxhja.

Ai ka theksuar se këto ndryshime ishin planifikuar që në muajin korrik të vitit të kaluar.

Në një intervistë në “Euronews Albania”, Gonxhja tha se aksidenti ishte një rast shumë i rëndë dhe është një sfidë për shtetin dhe shoqërinë.

 “Ndryshimet në Kodin Rrugor ne i kemi pasur në diskutim që në korrik të 2022-shit. Ka qenë shqetësim dhe gjithmonë këto kanë qenë në miratim e sipër. Momenti na gjeti që përkoi me një datë, por nuk janë bërë për këtë rast.

Ky rast është shumë i rëndë dhe ne po analizojmë çdo gjë më tutje, nga pikëpamja e testimeve edhe nga pikëpamja e dinamikave të ndryshme që mund të ketë me këta të rinj. Se filloi një sfidë e këtyre të rinjve në 'TikTok', ndaj ligjit dhe rregullave.

Sfidë e vërtetë ndaj shtetit, ndaj shoqërisë. Shumë nga këta karagjozë filluan ta bënin qëllimisht më pas. Ishte një kundërreagim ndaj perceptimit dhe reagimit të parë që ne patëm”, tha Blendi Gonxhja.