TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia ka arrestuar sot biznesmenin O.B, pronari i një subjekti tregtar. Ndalimi i tij u bë pas vendimit të gjykatës që kishte caktuar në mungesë "arrest në burg" për veprën penale "fshehje të ardhurash".
Në janar të këtij viti ai shpall në kërkim me urdhër të prokurorisë së Tiranës e cila zbuloi evazionin fiskal. Sipas hetimeve të prokurorisë O.B, nuk kishte deklaruar 3.7 milionë euro të ardhura te autoritetet tatimore.
Prokuroria thotë se O.B përdorte një sistem të paligjshëm për lëshimin e faturave false tatimore, sistem kompjuterik i paautorizuar nga Tatimet në vend që operonte përmes një platformës online të palicencuar.
Nga hetimet rezultoi se gjatë shitjeve në bizneset e subjektit të tij, O.B lëshonte fatura të falsifikuara dhe të pa fiskalizuara. Hetimet nisën pas referimit të bërë nga Drejtoria e Hetimit Tatimor, ku u zbulua se ky subjekt tregtar lëshonte fatura me vlera më të mëdha, ndërkohë që deklaronte një vlerë shumë më të vogël për qëllime tatimore, duke shmangur kështu pagesën e detyrimeve tatimore.