TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Agron Shehaj, deputeti i Partisë Demokratike, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV.
Shehaj do të marrë pjesë në Kuvendin e datës 11 dhjetor, pasi verifikoi firmat e delegatëve dhe u bind se ato ishin të vërteta dhe se delegatët kërkojnë bashkë me Sali Berishën të mbledhin Kuvendin.
Deputeti zbuloi se ka patur takime me Sali Berishën, ku kanë folur për gjendjen e partisë dhe nevojën për të bashkuar partinë.
Shehaj është një nga politikanët më të votuar të kësaj force politike dhe deklaroi se e mirëpret idenë e Berishës për hapjen e partisë dhe lejimin e fraksioneve.
Pjesë nga biseda:
Ylli Rakipi: A jeni takuar me zotin Berisha?
Agron Shehaj: E kam takuar zotin Berisha. Edhe pasi kandidova për kryetar të PD edhe pasi është marrë vendimi i non-grata.
Ylli Rakipi: Cfarë keni biseduar?
Agron Shehaj: Ishte bisedë e thjeshtë, normale. Më tha mendimet e veta që nuk janë shumë larg atyre që zoti Berisha thotë publikisht. Më vuri në dijeni me mendimet e veta. Unë i thashë cfarë mendoj. Asgjë sekrete. Këto që them edhe në publik, gjendjen në PD, cfarë duhet të bëjmë për të fituar zgjedhjet. U fol për këtë, që kemi një hall të madh brenda PD-së, duhet të ribashkojmë PD-në, të jemi më të besueshëm te demokratët dhe tek shqiptarët.
Ylli Rakipi: Gjithsesi takimi është nje gjë shumë e rëndësishmë ne këtë rast. Nga njëra anë është njeriu që është ndarë me ty, Luli, duke bërtitur me njerëzit e vet. Nga ana tjetër, është dhe njeriu, që ka biseduar për gjërat që po bën (Berisha).
Agron Shehaj: Më tha që e pa të paarsyeshëm veprimin e kryetarit të PD, duke patur parasysh atë që ju përmendët, që unë isha një nga më të votuarit.
***
Ylli Rakipi: A do të krijoni fraksione në PD?
Agron Shehaj: Mendoj se është e rëndësishme që Berisha ka filluar të flasë për demokraci në PD, për hapje dhe meritokraci, apo për mendimin ndryshe. E vlerësoj për faktin që pranon apo propozon lejimin e fraksioneve, kjo është gjë shumë e mirë. Shpresoj që këto hapësira të shfrytëzohen. Mua më intereson të pranohet mendimi ndryshe.