AKTUALITET, 13 Janar 2022, 23:10

“Më rrezikohej koka në protestë!”/ Bushati debaton me Bejkon: Turp të kesh! Duhet të jesh i pafytyrë që pasi ke thënë për tetë vite “polici e krimit” tani…

“Më rrezikohej koka në protestë!”/ Bushati debaton me

Një debat i fortë është zhvilluar në emisionin “Open” mes analistit Andi Bushati dhe anëtarit të Kryesisë së PD, Roland Bejko.

Ky i fundit u shpreh në një moment se në protestën e 8 janarit nuk kishte se nga të mbrohej tjetër përveç se nga Policia e Shtetit.

Kjo deklaratë ngjalli reagimin e Bushatit i cili i tha Bejkos se duhet t’i vinte turp që mbronte një polici që për 8 vite me radhë e kishte akuzuar si “polici të krimit”.

Bushati: Turp të kesh, nuk mund të tallesh kështu me njerëzit. Duhet të jesh i pafytyrë të flasësh kështu. Pasi ke thënë 8 vite polici e krimit, tani na del të mbrosh policinë e shtetit

Bejko: Kur më mbron mua nga turma plot mllef, s’kam ku të drejtohem tjetër

Bushati: Po pse i thoje polici e krimit?!

Bejko: Ia shtoj po deshe ti, polici e inkriminuar. Turp t’i vijë Berishës që e çon situatën deri në këtë pikë. Se kam qenë ndër të parët që e kam denoncuar çështjen e kanabisit

Bushati: Me Berishën zgjidheni vetë, por mos më thuaj mua Policia e Shtetit.

Bejko: Sali Berisha e bën këtë që të mbaj opozitën peng, të mbaj revolucionin permanent. Berisha kërkon që amerikanëve t’u tërheqë vëmendjen që të nëgociojë me ta statusin që ka. T’i vije turp sepse ajo PD është bërë me gjakun e mijëra njerëzve.

Këlliçi: Ajo polici është e njëjta që shtypi Lazaratin.

Bejko: Unë kam qenë ai që e kam denoncuar.

Bejko: E njëjta është, por tani më rrezikohet kokën mua!