AKTUALITET, 17 Qershor 2022, 10:54

Makina u fundos në rezervuarin e Çekrezës, konfirmohen dy viktima. Humbin jetën dy të rinj

Makina u fundos në rezervuarin e Çekrezës, konfirmohen dy

Një djalë 22-vjeç dhe një vajzë 20-vjeçe kanë mbetur viktimë e aksidentit të rëndë që ndodhi në vendin e quajtur “Rezervuari i Çekrezës”, ku një automjet u fundos brenda këtij rezervuari.

Policia konfirmoi se si rezultat i kërkimeve nga polumbarët e Reneas u bë e mundur nxjerrja nga mjeti i trupave të pajetë të shtetasve E. M., 22 vjeç, dhe F. Gj., 20 vjeçe.

Tiranë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak, i cili bënte fjalë për një mjet të fundosur në vendin e quajtur “Rezervuari i Çekrezës”, ju informojmë se:

Si rezultat i kërkimeve nga polumbarët e Reneas u bë e mundur nxjerrja nga mjeti i trupave të pajetë të shtetasve E. M., 22 vjeç, dhe F. Gj., 20 vjeçe.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.