TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka përjashtuar nga seanca deputetin e PD, Gazment Bardhi pas tensioneve të krijuara në lidhje me interpelancën e kërkuar me kryeministrin Edi Rama.
Lindita Nikolla kaloi në pikën tjetër të rendit të ditës, duke thënë se deputeti Bardhi ishte tërhequr nga interpelanca me ministren Spiropali.
Ndërkohë që Bardhi insistoi se interpelancën e kishte kërkuar me kryeministrin, jo me ministren Spiropali.
Ndërkohë që Nikolla i dha fjalën ministrit Peleshi, Bardhi u afrua pranë tavolinës së ministrit dhe Garda e ndaloi.
Në këtë moment Nikolla lajmëroi se deputeti Bardhi përjashtohet nga seanca.
Gazment Bardhi: Procedurë është. Kjo seancë ka një orë që është marrë peng nga kryeministri Edi Rama. Ju duhet të ngriheni në lartësinë e detyrës.
Rama mos fshihet pas Twitter, nëse ka gjëra për të thënë lidhur me këtë, të vijë.
Nikolla i heq fjalën: As kjo nuk është për procedurë. Konsiderohet që jeni tërhequr nga interpelanca, nuk pranoni ta zhvilloni me zonjën Spiropali. Nuk ua jap fjalën, ua dhashë. Nuk pranoni të zhvilloni interpelancën, nuk ka pse ta marrësh më fjalën. E sqaruat qendrimin tuaj mëse një herë. Vijojmë me pikën tjetër të rëndit të ditës.
Deputetët e opozitës i bien tavolinave: Turp, turp.
Ndërkohë që Nikolla i jep fjalën ministrit Niko Peleshi: Kryeministri ka deleguar, e sqaruam, nuk mund të rrimë gjithë ditën duke të sqaruar ty, nuk ke dëshirë të vazhdosh normalisht Kuvendin.
Bardhi afrohet tek ministri Peleshi dhe Garda e pengon.
Nikolla: Ju tërheq vërejtjen, jeni i përjashtuar nga seanca plenare kaq.