TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka deleguar ministren e shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, për interpelancën urgjente të kërkuar nga deputetët e opozitës, për çështjen e ish-zyrtarit të FBI, Charles McGonigal.
“Do të vijojmë me interpelancë urgjente me kryeministrin me një grup deputetesh të opozitës. Kryeministri ka deleguar ministren Elisa Spiropalin për këtë interpelancë”, u shpreh kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla.
Ky njoftim nuk u prit aspak mirë nga deputetet e opozitës, të cilët kanë kërkuar që jetë kryeministri Rama ai që të japë përgjigje për çështjen në fjalë.