TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas ndërprerjes për disa minuta, seanca parlamentare rinisi me tensione ku deputetët e opozitës kanë rrethuar sërish foltoren e Kuvendit.
Deputeti i PD Gazment Bardhi shpjegoi pse nuk donte që interpelancën e kërkuar me Ramën, ta zhvillonte me ministren e Shtetit Elisa Spiropali.
Nikolla: Zoti Bardhi ju bëj thirrje për të vijuar me interpelancën, është procedurë e konsoliduar dhe kryeministri ka të drejtë të delegojë për këtë procedurë ministres së Shtetit për Parlamentin. Ju bëj thirrje të vijojmë me interpelancën.
Bardhi: Unë s’kam kërkuar interpelancë me Elisa Spiropalin, por me kryeministrin. Nuk është kapur në vendimin e drejtësisë amerikane Spiropali duke korruptuar një zyrtar të lartë të FBI por Rama është kapur në flagrancë duke korruptuar një zyrtar të lartë të FBI.
Po bëj interpelancë për një veprimtari private të kryeministrit të kryer në restorante bare e parkingje restorantesh.
Dëgjova këtu ministren Spiropali dhe tha pse keni frikë ta zhvilloni me mua interpelancën. Problemi është pse ka frikë Rama të vijë në Parlament, pse për një veprimtari kriminale të kryer nga Rama tenton të keqpërdor një zonjë, të fshihet pas fustanit të saj? Të vijë këtu të japë llogari e shpjegime. Kjo nuk është çështje qeveritare por aferë personale e Ramës.