TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli është marrë i pandehur ditën e sotme nga Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK).
Gjyli u paraqit mëngjesin e sotëm në shoqërinë e avokatit mbrojtës, ndërsa atij iu komunikua akuza zyrtare nga SPAK, fakt i cili u konfirmua nga mbrojtësi i tij ligjor.
Gjyli, i cili doli para pak momentesh nga SPAK, akuzohet për tenderin e tunelit të Llogarasë.
Ai qëndroi rreth 30 minuta në Prokurorinë e Posaçme, por në dalje nuk pranoi të flasë, duke thënë se “nuk kemi bërë të bërë asnjë deklaratë”.
Ndërkohë avokati i tij mbrojtës, konfirmoi se Gjyli është marrë i pandehur për tunelin e Llogarasë.