TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot drejtuesit politik të Partisë Socialiste në qarqe.
Në një prononcim për mediat pas mbledhjes, Rama është pyetur lidhur me zgjedhjet e ardhshme vendore, nëse i ka gati emrat e kandidatëve për bashkitë.
Kreu i qeverisë tha me batutë se më e rëndësishmja është që Partia Socialiste ka gati patronazhistët.
Pyetje: A i keni gati kandidatët për zgjedhjet?
Rama: Gati kemi patronazhistët kjo është më e rëndësishme. Konsultim me partinë nuk diskutohet se kemi parti jo çeta që mblidhen e shpërndahen sipas thirrjeve, me komunitetin përmes sondazheve që i kemi bërë praktikë të konsoliduar, edhe me opinionin e kryesisë.