AKTUALITET, 13 Dhjetor 2022, 14:41

SPAK urdhër për kontrolle në banesa dhe Call Centera, raportohet për disa persona të shoqëruar

SPAK urdhër për kontrolle në banesa dhe Call Centera, raportohet

Prokuroria e Posaçme ka lëshuar urdhër këtë të martë për ushtrimin e disa kontrollove në banesa dhe në Call Centera.

Mësohet se, janë duke u ekzekutuar nga policia urdhrat e prokurorit për kontrolle, ndërkohë që bëhet me dije se janë shoqëruar disa persona në lidhje me përfshirjen në skemën e zhvatjes së parave përmes Call Centerave.

Kujtojmë se aksione të tilla janë ndërmarrë disa herë nga SPAK kohët e fundit. Madje në disa raste ata janë shoqëruar edhe nga efektivë të autoriteteve mike si Spanja apo Italia.