AKTUALITET, 25 Shkurt 2022, 20:13

Joe Biden bisedë telefonike me Presidentin Zelensky, ja çfarë është diskutuar

Joe Biden bisedë telefonike me Presidentin Zelensky, ja çfarë

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensk.

Biseda është konfirmuar nga Shtëpia e Bardhë dhe nga vetë presidenti Zelensky, i cili nëpërmjet një postimi në “Twitter”, ka thënë:

“Sapo është diskutuar me presidentin për forcimin e sanksioneve, ndihmën konkrete të mbrojtjes dhe një koalicion kundër luftës. Faleminderit SHBA-së për mbështetjen e fortë për Ukrainën”.

Sakaq, vlen të theksohet se Zelensky ka kritikuar ashpër NATO-n dhe ndihmën që ato nuk po i ofrojnë vendit të tij në këtë situatë.

“Kush është gati t’i japë Ukrainës një garanci për anëtarësim në NATO? Sinqerisht, të gjithë kanë frikë,” tha Zelensky. Sot pyeta 27 liderë evropianë nëse Ukraina do të jetë në NATO, pyeta drejtpërdrejt. Të gjithë kanë frikë, nuk përgjigjen, por ne nuk kemi frikë”.