
Një 20-vjeçar i identifikuar si Arkel Jani është arrestuar nga Policia e Vlorës pasi gjatë kontrollit iu gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.
Materialet iu referuan prokurorive, për veprime të mëtejshme.
"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin A. J., 20 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa. Materialet iu referuan prokurorive, për veprime të mëtejshme.", tha ajo.