TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Numri i turistëve që fjetën në hotelet dhe bujtinat vendase u rrit ndjeshëm në muajin gusht. Të dhënat e përpunuara nga INSTAT flasin për një bum vizitorësh, që statistikisht përkthehet me rritje vjetore 65%.
Zonat e Durrësit, Lezhës e Shkodrës rezultojnë që kanë mbajtur peshën më të lartë të vizitorëve të huaj. Në muajin e pikut të sezonit turistik, hoteleria priti 493 mijë vizitorë shqiptarë dhe të huaj, nga 300 mijë që u raportuan gushtin e vitit 2022.
Sipas rajoneve, edhe jugu ka shënuar rritje të fortë, dhe këtu INSTAT i referohet zonave që gjenden më pranë bregdetit. Në të njëjtën linjë kanë ecur dhe net-qëndrimet në strukturat akomoduese. Numri i net-qëndrimeve gjithsej është rritur me 59%, në krahasim me gusht 2022. Sipas pasaportës, shtetasit nga Kosova përbënin 19% të fluksit, ndjekur nga Italianët me 9%, Polakët 6% dhe Gjermanët me 5%.