AKTUALITET, 19 Tetor 2023, 15:25

Abuzime me tenderat/ Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla shkon në SPAK

Abuzime me tenderat/ Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla shkon

Kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla është parë në dyert e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Mësohet se Memolla ishte i shoqëruar nga avokati i tij.  Memolla po hetohet pas denoncimeve në lidhje me dyshimet për abuzime me tenderat e pastrimit të qytetit.

Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar sekuestrimin e dokumenteve mbi procedurën e ndjekur për tenderat dhe për dëmshpërblimet.