AKTUALITET, 11 Qershor 2024, 13:41

Gjykata e Apelit i dha vulën Berishës, Flamur Noka thirrje demokratëve: Kthehuni në shtëpi, ka vend për të gjithë!

Gjykata e Apelit i dha vulën Berishës, Flamur Noka thirrje

Në një deklaratë për media pasi Apeli vendosi që vulën e Partisë Demokratike t’ia japë Sali Berishës, nënkryetari i PD-së së Rithemelimit, Flamur Noka ka dalë në një prononcim për media.

Noka: “Për çdo demokrat është kjo thirrje, vlen për çdo demokrat, e ka derën e PD-së të hapur dhe është i mirëpritur në shtëpinë e tij.

Ky është një vendim i formës së prerë me rekomandim të Gjykata e Lartë që e kanalizon plotësisht këtë çështje. Kjo ditë nuk është për të festuar, por ditë e së vërtetës. Narko-regjimi është pengesa e vetme e udhëtimit të Shqipërisë në BE dhe ne duhet ta primë këtë betejë.

Në emër të gjithë kolegëve, thirrje demokratëve të kthehen në shtëpinë e tyre, sepse ka vend për të gjithë.

I bëjmë thirrje çdokujt që është kundërshtar me regjimin, jo ata që janë shërbëtorë të regjimit.”