AKTUALITET, 28 Nëntor 2021, 14:57

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë”, e veshur kuq e zi ambasadorja e SHBA uron në shqip nga Vlora: Asgjë nuk mund të na ndalojë të festojmë sot

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë”, e veshur kuq e zi

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka uruar nga Vlora festën e Pavarësisë së Shqipërisë. E veshur kuq e zi dhe me simbolin e shqiponjës në gjoks, ambasadorja Kim uroi në shqip “Gëzuar ditën e Pavarësisë”, poshtë ballkonit ku më 1912 u ngrit flamuri në Vlorë nga Ismail Qemali.

Ajo shkruan se 100 vjet më parë asgjë nuk mundi t’i ndalonte SHBA-të të mbronin pavarësinë e Shqipërisë dhe asgjë nuk mund të na ndalojë të festojmë sot.

“Asgjë nuk mundi ta ndalojë SHBA që të mbronte pavarësinë e Shqipërisë njëqind vjet më parë. Asgjë nuk mund të na ndalojë të festojmë sot 109-vjetorin e  Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë. Gëzuar!”, shkruan ambasadorja amerikane.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Yuri Kim (@amb_yurikim)