AKTUALITET, 18 Qershor 2025, 14:51

Furnizonin me karburant mjetet lundruese dhe nuk përdornin kasë fiskale, procedohen dy persona në Himarë

Furnizonin me karburant mjetet lundruese dhe nuk përdornin kasë

Një administrator dhe menaxheri i një karburanti kanë përfunduar në pranga nga Policia pasi furnizonin me karburantë mjete të ndryshme lundruese, pa përdorur kasë fiskale.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, të DVP Vlorë, pas marrjes së informacioneve, se në portin e Himarës, një subjekt për shitjen e hidrokarbureve po kryente veprimtari të paligjshme, organizuan punën dhe ushtruan kontroll në këtë subjekt.

Gjatë kontrollit, u konstatua se përfaqësuesit e këtij subjekti po ju shisnin pronarëve/përdoruesve të mjeteve lundruese që ndodheshin në këtë port, rreth 6000 litra benzinë, me autobot, pa pajisje fiskale automatike, në kundërshtim me ligjin për fiskalizimin.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë ku nisi procedimi penal për shtetasit S. K., 40 vjeç, banues në Krujë, administrator i karburantit dhe M. R., 51 vjeç, banues në Himarë, menaxher i karburantit, në Himarë. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.