AKTUALITET, 18 Qershor 2025, 13:13

E konfirmoi Hasani/ U evakuuan nga Izraeli, 3 shqiptarët mbërrijnë në Tiranë, njëri vjen në mbrëmje! Tjetri rezident në Greqi

E konfirmoi Hasani/ U evakuuan nga Izraeli, 3 shqiptarët

Tre nga shqiptarët që u evakuuan nga Izraeli për shkak të sulmeve kanë mbërritur në Tiranë. Ministria e Jashtme thotë se 5 shqiptarët mbërritën këtë mëngjes në Greqi.

Tashmë, 3 prej tyre ndodhen në Tiranë dhe 1 do të kthehet mbrëmje. Personi i pestë është rezident në Greqi dhe do të qëndrojë në vendin fqinj

"MEPJ përmes ambasadave të saj ka ndjekur me vëmendje në çdo etapë evakuimin e 5 shqiptarëve nga Izraeli, të cilët kanë mbërritur shëndosh e mirë në orët e para të mëngjesit në Athinë.

3 prej tyre kanë vazhduar rrugën dhe gjenden tashmë në Tiranë; njëri kthehet sonte në mbrëmje në Shqipëri; ndërsa personi i pestë është rezident në Greqi dhe do të qëndrojë në vendin fqinj”, njofton Ministria e Jashtme.

Me heret, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani konfirmoi se të gjithë qytetarët shqiptarë kanë mbërritur të sigurt në Athinë në orët e para të mëngjesit.

Sipas deklaratës së ministrit, tre prej tyre kanë vazhduar udhëtimin drejt Tiranës dhe ndodhen tashmë në Shqipëri. Një tjetër pritet të mbërrijë mbrëmjen e sotme, ndërsa personi i pestë, që është rezident në Greqi, ka vendosur të qëndrojë në vendin fqinj.

"MEPJ përmes ambasadave të saj ka ndjekur me vëmendje në çdo etapë evakuimin e 5 shqiptarëve nga Izraeli, të cilët kanë mbërritur shëndosh e mirë në orët e para të mëngjesit në Athinë," tha Hasani.

Evakuimi vjen në një moment tensioni të lartë në Lindjen e Mesme, pas sulmeve të drejtpërdrejta mes Izraelit dhe Iranit, që kanë shtuar rrezikun për civilët dhe të huajt e ndodhur në zonën e konfliktit.