TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte në Hagë në kuadër të samitit të Aleancës së Atlantikut të Veriut.
Takimi dyditor në Hagë ka për qëllim t’ia dërgojë një mesazh presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, se NATO-ja është e bashkuar, pavarësisht kritikave të mëparshme të presidentit amerikan, Donald Trump, ndaj aleancës, dhe se është e vendosur ta zgjerojë dhe përmirësojë mbrojtjen për ta frenuar çdo sulm nga Moska.
Samiti dhe deklarata përfundimtare e tij do të jenë të shkurtra dhe të përqendruara në përgjigjen ndaj thirrjes së Trump për të shpenzuar 5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto një rritje e madhe nga pragu i tanishëm prej 2 për qind.
Të pranishëm ne Samit, janë edhe ministrat Igli Hasani dhe Piro Vëngu. Po ashtu, e pranishme shefja e SHISH, Vlora Hyseni dhe Shefi i Shtabit, Arben Kingji.
Në këtë Samit marrin pjesë liderët e 32 vendeve të NATO-s, të cilët mblidhen në një klimë të trazuar luftash për shkak të situatës në lindjen e mesme.
Në qendër të këtij samiti janë diskutimet për përforcimin e mbrojtjes kolektive, rritjen e shpenzimeve të përbashkëta dhe sfidat e sigurisë rajonale dhe globale.
'Hagë, Samiti i NATO-s – Kënaqësi të takoja Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s dhe mikun e çmuar, Mark Rutte, me të cilin folëm për angazhimet e Samitit, Ballkanin Perëndimor, investimin madhor për Portin e Ri të Durrësit, ku NATO do të angazhohet për terminalin ushtarak, e po ashtu edhe për përgatitjet e Samitit 2027 në Tiranë", shkruan Rama ne rrjetin social!