AKTUALITET, 24 Qershor 2025, 12:25

“Metamorfoza”/ SPAK jep pretencën, ja sa vite burg kërkon për ish-shefin e krimeve, Dedan Gjoni dhe të pandehurit e tjerë

“Metamorfoza”/ SPAK jep pretencën, ja sa vite burg kërkon

Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për disa prej të pandehurve të dosjes “Metamorfoza”, përfshirë ish-shefin e Krimeve, Dedan Gjoni.

Për Dedan Gjonin, SPAK ka kërkuar dënimin me 13 vite burg dhe nëse dënohet përfiton na gjykimi i shkurtuar dhe dënimi i ulet në 8.4 vite qëndrim pas hekurave.

Mes të pandehurve janë edhe Ismail Zeneli, Bujar Gërmizi, Adrian Cenaj, Besmir Murtati dhe Albert Prenga. 

Në total, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 69 vite burg për të gjashtë të pandehurit. Në rast se shpallen fajtorë, të akuzuarit do të përfitojnë ulje të 1/3 së dënimit.

Pretenca e SPAK për të pandehurit:

Dedan Gjoni 13 vite burg/gjykim i shkurtuar 8 vite e 4 muaj burg

Ismail Zeneli 15 vite burg/gjykim i shkurtuar 10 vite burg

Bujar Gwrmizi 10 vite burg/gjykim i shkurtuar 6 vite e 8 muaj burg

Adrian Cenaj 7 vite burg/ gjykim i shkurtuar 4 vite e 8 muaj burg


Besmir Murtati 12 vite burg/ gjykim i shkurtuar 8 vite burg

Albert Prenga 12 vite burg/ gjykim i shkurtuar 8 vite burg