AKTUALITET, 9 Maj 2022, 21:44

Elisabeta Imeraj: Nuk kam asnjë pasuri! Ylli Rakipi: Si ka mundësi?!

Elisabeta Imeraj: Nuk kam asnjë pasuri! Ylli Rakipi: Si ka mundësi?!
Elisabeta Imeraj dhe Ylli Rakipi

Elisabeta Imeraj thotë se ajo nuk zotëron asnjë pasuri dhe se ish bashkëshorti i saj i ka krijuar pasuritë e tij, para vitit 2007 kur ata u martuan. 

E ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Imeraj deklaroi se edhe ato pasuri të ish bashkëshortit janë të justifikuara, ndaj e quan procesin ndaj, që e shkarkoi nga detyra, si të padrejtë. 

Pjesë nga biseda në studio: 

Elisabeta Imeraj: Jam martuar në vitin 2007 dhe që prej martesës nuk ka asnjë pasuri të krijuar pas martese. Që nga deklarimi im i parë, nuk kam patur asnjë pasuri në pronësi dhe në bashkëpronësi. Ndonjë pasaktësi e mundshme, e shënuar gabimisht, është marrë në konsideratë nga KPA duke më veshur elementët e pasurisë që lidhen me ish bashkëshortin.

Ylli Rakipi: Pra këto që citon KPA, ish burri juaj i ka marrë para se të martoheshit?

Elisabeta Imeraj: Absolutisht, kjo është e provuar. Nëse unë kam shënuar banesa është në bashkëpronësi, a është kjo një element për tu konsideruar e papërshtatshme? Çdo pasuri që nga momenti i parë deri i fundit, ka burime të mjaftueshme. Elementi i parë që nxjerr KPA thotë nuk faktojmë dot. Pamjaftueshmëria konkludohet në bazë të një vendimi...

***

Ylli Rakipi: Ju thoni se nuk keni asnjë pasuri. Si ka mundësi nuk keni asnjë pasuri?

Elisabeta Imeraj: Ligji parashikon një pikë specifike, që thuhet cënimi i besimit të publikut. Ajo që thotë zoti Matlija, që unë kam cënuar besimin e publikut... Kjo është e matshme, për shkak të çështjeve, mënyrës si është sjellë, tipologjisë si prokuror dhe informacioneve vijuese nga të gjithë organet ligjzbatuese. Policia e Shtetit, SHISH... Unë gëzoj mbrojtje të posaçme edhe sot. Kam patur certifikatë sigurie.