AKTUALITET, 9 Maj 2022, 21:12

A është reforma në drejtësi e kontrolluar dhe e padrejtë? Flet ish prokurorja Elisabeta Imeraj

A është reforma në drejtësi e kontrolluar dhe e
Elisabeta Imera në TPZ

Ish kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj, ka qenë e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV,  ku ka folur për shkarkimin e saj nga detyra. 

Imeraj u pyet se kush e kontrollon sot reformën në drejtësi dhe a është ajo e drejtë. Ish prokurorja tha se padrejtësinë e ka provuar në kurriz, por nëse reforma është e kontrolluar, këtë nuk di ta thotë. 

Pjesë nga biseda: 

Ylli Rakipi: A keni patur dyshime që procesi është i kontrolluar dhe i padrejtë? Ju tani jeni shkarkuar dhe ne duam të mësojmë më shumë. Konkluzioni juaj, kemi reformë të kontrolluar dhe të padrejtë?

Elisabeta Imeraj: Unë kam qenë edhe si prokuror njeri i lirë dhe besoj kjo është arsye përse nuk jam më. Nuk dal dot në konkluzione direkte për reformën. Ndaj e ndava nga procesi im. Edhe para shkarkimit tim ka patur raste që jo vetëm unë, por anëtarë të komunitetit tonë kanë mbetur të çuditur nga vendimarrjet. Zoti Vangjeli përmendi zotin Martini, edhe ai është malok prej Tropoje. Sot, prokuroria e Tiranës, nga 80 prokurorë që duhet të ketë ka 40 e ca prokurorë, duke mos përballuar dot ngarkesën e punës.  

Ylli Rakipi: A është reforma e padrejtë dhe e kontrolliuar?

Elisabeta Imeraj: Që është e padrejtë e kam provuar në kurriz. Që është e kontrolluar nuk e di. 

***

Ylli Rakipi: Përpara se të mbërrihej te vetingu juaj keni parë edhe procese të kolegëve tuaj. A ka patur raste kur keni menduar se kanë qenë të padrejta?

Elisabeta Imeraj: Absolutisht po. Jo vetëm unë por i gjithë komuniteti i prokurorëve. Jemi ndjerë të habitur, të çuditur dhe të padakordësuar, me ndonjë vendimarrje qoftë të shkallës së parë apo të kolegjit të apelimit. Janë disa. Mund t’ju përmend prokuroren Sevdari, e shkarkuar edhe ajo nga KPA. Mund t’ju përmend shembullin e Daniela Sulaj, që i ka dhënë shumë sistemit. Mund të përmend emra me rradhë, ku brenda komunitetit tonë kanë vlerësime.

Ylli Rakipi: Por, kolegët tuaj që shkarkohen nuk e ngrenë zërin. Janë të korruptuar apo kanë frikë?

Elisabeta Imeraj: Ju e thatë që procesi i Imerajt ishte përplasje e bujshme. Në fund të ditës, unë nuk jam më prokurore dhe pjesa e përplasjes së bujshme përveç kostove personale dhe familjare, nuk ka nxjerrë asgjë në dritë. Unë si karakter dhe si prokuror, gjatë 17 viteve në detyrë, kam tentuar të jem e guximshme, në hetim pa parë se kush janë personat që kam përballë. E parë në këtë këndvështrim edhe beteja ime ligjore kishte të njëjtin trajtim. Isha përballë një trupe, pas një hetimit administrativ. Po me të njëjtin intensitet që kam përfaqësuar akuzën, kam mbrojtur kauzën time dhe të drejtat e mia në proces vetingu. Di
edhe raste të prokurorëve që kanë qarë përpara vettingut dhe kanë kaluar.