TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Neritan Sejamini tha në emisionin “Të Paekspozuarit” se Tirana nuk ka lidhje me asnjë qytet perëndimor dhe thirrjet propagandistike të Veliajt, që njerëzit të shkojnë për të jetuar në fshat, nëse nuk u pëlqejnë ndërtimet dhe ndotja, tregojnë se ai nuk ia ka idenë standardeve perëndimore.
“Tirana nuk ka asgjë të përbashkët me qytetet e mëdha perëndimore, aq më pak me qytetet evropiane. Prandaj kjo propaganda se ikni në fshat se kështu e kanë qytetet e mëdha, tregon se z. Veliaj nuk e ka idenë se çfarë janë standardet perëndimore.
Ky lloj kaosi urban, ky lloj keqplanifikimi dhe keqmenaxhimi mund të ndodhë vetëm në vende të humbura.
Tirana është kryeqyteti i dy gjërave: trafikut të shkatërruar dhe të ndërtimeve. Për nivel të popullsisë dhe të sipërfaqes, mund të jetë në vendin e parë në botë.
Po të shikosh se si është organizuar transporti në Tiranë, nuk ka lidhje me transportin e një qyteti.
Gjëja më e dhimbshme me transportin në Tiranë është se duke qenë se bashkia kursen semaforët. Me përjashtim të disa pikave, në Tiranë mungojnë semaforët. Ke pika ku niveli i lëvizjes është i jashtëzakonshëm, ku ka vija të bardha. Te Fakulteti Ekonomik radha e makinave është kilometrike në disa ditë. Shiko trafikun që i vjen përqark Tiranës. Qendra e Tiranës është ndërtuar pa patur parasysh transportin, por vetëm një beton dhe trafikun që i vjen rrotull.
Nuk ka asnjë lloj standardi transporti ekonomik politikash publike në mënyrën se si është organizuar transporti i Tiranës. Është primitiv, pa semaforë, që i shërben kryesisht interesave. Ne kemi semaforë atje ku nuk ka trafik, sepse një oligark ka ose shkollën, ose pallatin. Ne kemi kahe vetëm për ta çuar trafikun te pallati i oligarkut. Një qendër tregtare në mes të Tiranës ka viza të bardha çdo katër metra.”-tha Sejamini.