TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Reshjet e shiut që kanë përfshirë vendin prej disa ditësh, kanë sjellë probleme të shumta edhe në Qarkun e Durrësit, ku mësohet se gjatë natës janë shtuar rrëshqitjet në rrugën Lalëz – Bizë të Njësisë vendore të Ishmit.
Rrëshqitjet janë vërejtur në tre sektorë të kësaj rruge, duke bërë që të ndërpritet edhe udhëtimi i nxënësve me autobusët e shkollës, duke bërë që ta përshkojnë këtë rrugë në këmbë. Në këtë aks, mund të kalojnë vetëm mjetet e vogla.
Ndërkohë, lumenjtë Ishëm dhe Erzen janë fryrë në zona të caktuara, por deri më tani nuk janë konstatuar dalje nga shtrati, ndërsa situata vijon të monitorohet me kujdes nga instancat përkatëse.