TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti Ilir Meta, në konferencë për mediat, foli për akuzat e fundit të Lulzim Bashës ndaj tij.
Meta thekson se nuk e ndihmon dot kreun e opozitës, duke shtuar se Basha është në siklet të madh e se në Gjermani është thirrur nga të huajt, ku “dridhej e qante”.
Meta tha gjithashtu se Basha i ka kërkuar anullimin e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019, por më pas nuk "denjoi të regjistrohej" për zgjedhjet e dekretuara në tetor.
“Unë kam qenë këtu për demokratët, socialistët dhe ata pa parti, nuk i iki kurrë ballafaqimit. Basha ka provokuar disa herë se është kurdisur, jo se ka dëshirë. Është në siklet të madh. I them se nuk të ndihmon dot Meta, se nuk ka mundësitë. Basha dogji mandatet, në kundërshtim me porositë që i ka dhënë Ilir Meta.
Erdhi m’u lut në Gjermani, se e kishin thirrur atje, se ishin tmerruar atje, se vinin lajmet për bomba e molotovë. Ky thërret popullin më kot në protesta. Në Gjermani e kanë thirrur, duke i thënë se nëse hidhet një shashkë, do distancohemi nga ty. Kështu i kanë thënë atje në Gjermani, prandaj dridhej e qante. Shikoje atë çështjen e Kushtetutës i kam thënë, që opozita të jetë në zgjedhje. Çoi njerëz burgjeve se dolën në protesta ky zotëria”, deklaroi Meta.