TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti Ilir Meta, ka dalë në një konferencë për shtyp, ku ka treguar për herë të parë, prapaskenat e protestave të opozitës dhe anullimin e dekretit për zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019.
Meta tha se kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ishte shumë i frikësuar nga pasojat e protestave që po ndërmerrte opozita dhe i ishte "përgjëruar dhe lutur" presidentit, që ky i fundit të shtynte zgjedhjet.
Meta bëri të ditur sot, se pasi ai dekretoi datë të re për zgjedhjet, Lulzim Basha edhe pse kishte kërkuar vetë anullimin e zgjedhjeve në 30 qershor, "nuk kishte denjuar të regjistrohej" për zgjedhjet në 12 tetor.
Meta ngriti pyetjen, se kujt i kanë shërbyer të gjithë këto veprime të Bashës, duke thënë indirekt, se ato i kanë shëbyer interesave të mazhorancës.
"Gjuha e urrejtjes që përdori kryetari i të ashtuquajturës opozitë, rrezikonte rëndë sigurinë publike, demokracinë dhe paqen në vend. Në ditët që i paraprinë kësaj proteste të paralajmëruar si protesta finale që do bëhej hataja, presidenit administroi edhe informacion nga institucione tligjzsbatuese se gjatë kësaj proteste do të përdorej dhunë e pakontrolluar ndaj institucioneve dhe veçanërisht Kuvendit.
Presidenti ndodhej për vizitë në Gjermani. Në të njëjtën periudhë erdhi dhe Lulzim Basha në Gjermani, përpara protestës. Duke u përgjëruar me lot në sy që presidenti të anulonte protestën e opozitës në 8 qershor dhe po kështu të shtynte edhe zgjedhjet. Sepse kjo sipas Lulzim Bashës protesta që ai kishte organizuar, do të degradonte në dhunë dhe se ai nuk e kontrollonte dot e do të ishte përgjegjës për pasojat e dhunës.
I trembur dhe i panikosur nga përgjegjësitë e tij përballë popullit opozitar si edhe i frikësuar deri në palcë nga përgjegjësitë ligjore, që do të mbante, Lulzim Basha i'u ul në gjunjë presidentin, duke iu përgjëruar të anullonte zgjedhjet.
Pikërisht në 8 qershor, kur presidenti mbërriti në Shqipëri, presidenti u njoh me situatën. Pas vlerësimit të rrethanave, pak minuta përpara fillimit të protestës së opozitës, bëri publik njoftimin për shfuqizimin e dekretit për zgjedhjet, duke anulluar datën 30 qershor 2019, si ditë të zhvillimit të zgjedhjeve vendore.
Presidenti, pasi vlerësoi dhe analizoi situatën e krijuar në vend, mori këtë vendim për të ç'tensionuar situatën dhe shmangur konfliktin. Edhe për t'i dhënë rrugëdalje Bashës dhe opozitës, që ai e kishte futur në udhëkryq.
Ai që thërriste njerëzit në protesta, ishte i tmerruar nga rezultati i protestave. Në të shtatë protestat e mëparshme, dhjetëra qytetarë e policë kishin pësuar lëndime të rënda.
Presidenti bëri të gjithë përpjekjet e tij, në mënyrë që të caktonin një datë të re, që të merrnin pjesë të gjithë forcat në vend. Presidenti me pas, miratoi dekretin për caktimin e datës 12 tetor, për mbajtjen e zgjedhjeve", tha Meta ndër të tjera.