AKTUALITET, 17 Shtator 2024, 11:58

Drejtuesi i Policisë së Elbasanit në garë për kryepolic, SPAK i sekuestroi telefonin nën dyshimet se operacioni i Çopjave u dekonspirua

Drejtuesi i Policisë së Elbasanit në garë për

SPAK ka sekuestruar sot telefonin e drejtorit të Policisë së Elbasanit, Ilir Proda, ndërsa ka dyshimet se operacioni për goditjen e bandës së Çopjave në Elbasan është dekonspiruar.

Ilir Proda mësohet se kërkon të bëhet kryepolic, pasi ka aplikuar në garën për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pas dorëheqjes së Muhamet Rrumbullakut.