TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Listat e hapura, raporti me drejtësinë dhe faktori ndërkombëtar, janë ndasitë thelbësore të grupimit të ri politik me PD-në e Sali Berishës. Ashtu sikurse e tha më herët në A2, Enkelejd Alibeaj, edhe kreu i LZHK-së Dashamir Shehi dhe Flutura Açka e përsëritën këtë qëndrim në Debatin me Alba Alishanin në A2 CNN. Por ajo që i bashkon me pjesën tjetër të opozitës është lufta kundër qeverisë socialiste dhe korrupsionit.
“Ajo që na puq me kolegët opozitarë është lufta kundër qeverisë socialiste e korrupsionit dhe lufta kundër autokracisë së Ramës. E ka tepruar, ka krijuar një regjim. Na ndan e gjithë përqasja përsa i përket sistemit zgjedhor. Këta zotërinjtë preferuan një formulë kompromisi me listat e mbyllura, i zunë rrugën të gjitha partive të reja të ndryshme që nuk mendojnë si këto. Dhe kjo është një ndarje e madhe. Ndarja e dytë është raporti me drejtësinë dhe faktori ndërkombëtar. Ne nuk mund të bëjmë armik botën se bota i ka bërë disa armik”, u shpreh Shehi në A2.
Duke folur për përfaqësimin e atyre që kanë të njëjtin qëndrim si grupimi i ri politik, i krijuar 3 ditë më parë, Shehi paralajmëroi edhe grupime të të tjera brenda opozitës. Dhe në këto kushte ai bën thirrje për bashkim të të gjitha forcave opozitare që na ndajnë të njëjtat pikëpamje për t’iu qasur elektoratit në zgjedhjet e ardhshme.
“Jo thjesht duhet të përfaqësohemi por duhet të përfaqësojmë edhe ata që janë si ne. Nuk kemi mbërritur te diskutimi për partitë. Ne e kemi marrë rrugën tonë dhe do përfaqësohemi më vete, por brenda opozitës po krijohen shumë grupime. Nuk mund të ketë 7 programe opozitare, por duhet të bashkohemi. Si do të shkojmë para qytetarit? Nuk mund të ketë 7 programe opozitare dhe 7 lidera por po të bashkohemi dhe ta çimentojmë këtë nëpërmjet listave të hapura i jepet mundësi shumë njerëzve, jo vetëm neve që do të bëhemi nja 10 deri në fund të vitit”.
Teksa flet për modelin e opozitës italiane, ai sugjeron që të thjeshtohet opozita shqiptare në dy ose tre parti, sikurse në vendin fqinj.
“Rasti më klasik do të ishte ky që një pjesë identifikohet me rithemelimin dhe Berishës dhe pjesa tjetër që nuk njeh këtë për lidership e nuk bie dakord me tezat e tyre të ketë mundësi të përfaqësohet. Brenda këtij poli opozitar të ketë dy parti ndoshta edhe tre, por te thjeshtohet skema të bëhet si në Itali, që janë 3. E njëjta situatë edhe në Shqipëri”.