AKTUALITET, 24 Nëntor 2025, 09:36

Detaje të reja/ Autori dhe i plagosuri ishin shokë me njëri-tjetrin, 40-vjeçari u qëllua me pistoletë! Prej disa muajsh nuk flisnin

Detaje të reja/  Autori dhe i plagosuri ishin shokë me

Policia e Tiranës ka identifikuar autorin e plagosjes së 40-vjeçarit, Marilen Jata që ndodhi mbrëmjen e djeshme (23 nëntor) në zonën e Institutit.

Mësohet se Marilen Jata është qëlluar me armë zjarri nga shoku i tij, F.Frroku, ku plumbi e ka kapur në këmbë. Ata më përpara kanë qenë shokë, por prej tre muajsh nuk flisnin me njëri tjetrin.

Mbrëmjen e së dielës i plagosuri sapo është futur në rrugicë, aty i ka dalë para autori ku e ke qëlluar me pistoletë. Menjëherë pas kësaj, autori është arratisur.

Pritet që oficerët e policisë të marrin në pyetje të plagosurin në Spitalin e Traumës për motivet dhe përplasjet që kishte me autorin.

Njoftimi i policise

Plagosi me armë zjarri një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Vijojnë kontrollet intensive për kapjen e tij.

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimit ndaj Pronës dhe Jetës, mbrëmjen e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Ramadan Citaku”, një shtetas kishte plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasin M. J., 40 vjeç, organizuan menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.