TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryetari i Partisë demokratike, Sali Berisha vijon ‘Luftën’ politike kundër Lulzim Bashës për të rimarrë drejtimin e PD-së.
Ditën e sotme ‘Foltorja’ do të zhvendoset në vendlindjen e Sali Berishës, takimi me demokratët do të zhvillohet në orën 16:30, në Pallatin e Kulturës ‘Dardania’.
'Drejt Vendlindjes! Rrofte Malsia e Gjakoves. sb’– shkruan Berisha në rrjetin social ‘Facebook’ të cilën e ka shoqëruar me pamje të vitit 2013 dhe me këngën e valles së Tropojës.
Si nisi ‘lufta’ brenda PD-së
Historia fillon në 9 shtator kur Lulzim Basha pezulloi Sali Berishën, tashmë “non grata” nga Amerika nga grupi parlamentar. Pas vendimit të Bashës, Berisha iu rikthye aktivitetit të tij politik, duke nisur takimet me bazën që i quajti “Foltore”.
Deri në 10 nëntor pretendonin se kishin mbledhur 4200 firma delegatësh për të mbledhur Kuvendin e jashtëzakonshëm kundër Bashës në 11 dhjetor.
Kryetari i PD iu përgjigj me një datë tjetër për mbledhjen e Kuvendit në 18 tetor.