AKTUALITET, 13 Maj 2022, 18:36

"Burri-burrit"/ Berisha sfidon Ramën: Hajde heqim parashkrimin e veprave penale për kryeministrat

"Burri-burrit"/ Berisha sfidon Ramën: Hajde heqim parashkrimin e

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sfiduar sërish kryeministrin Edi Rama për të hequr parashkrimin e veprave penale për kryeministrat.

Nga takimi i tij me demokratët në Elbasan, Berisha ka theksuar se kjo nismë do të ecë pasi kryeministri nuk mund të qëndrojë mbi ligjin, pasi në këtë rast ligji hidhet në erë dhe për qytetarin.

Berisha: Hajde pak ta firmosim një ligj në parlament që ta heqim parashkrimin për kryeministat, burri-burrit, kjo nismë do të ecë. Kur kryeministri nuk qëndron nën ligjin, ligji hidhet në erë dhe për qytetarin nuk funksionion ligji. Ne si parti i kemi në dorë të gjithë mekanizmat për ta transfomuar, por kushti i kushtit është të bindim çdo shqiptar që interesi kombëtar është ylli ynë polar që do të na udhëheqë në çdo hap.