TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bullgaria me shumë gjasa mund të hapë rrugën e integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Opozita në Bullgari ka vendosur të japë votat e saj për të hequr veton ndaj Maqedonisë së Veriut, vetëm një ditë para Samitit të BE për Ballkanin Perëndimor.Tashmë mbetet që qeveria të jap votat e saj në Parlament që ztrtarisht të hiqet veto për Maqedoninë e Veriut.
Komisioneri i BE për Zgjerim, Oliver Varhelyi, në një postim në Twitter shkruan: Falenderojmë liderin e opozitës Gerb @BoykoBorissov për marrjen e një vendimi historik për Evropën dhe për pranimin e negociatave me Maqenoninë e Veriut bazuar në propozimin francez që lejon vazhdimin me hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut. Ne presim që qeveria t’i bëjë propozimet e nevojshme Parlamentit sot në mënyrë që Evropa të mund të ecë përpara.