AKTUALITET, 18 Prill 2025, 11:49

Berisha: Buka u kushton shqiptarëve 80 herë me shumë se në BE. Pagën minimale do të çojmë 500 euro! Do t'ju nxjerrim nga varfëria ekstreme

Berisha: Buka u kushton shqiptarëve 80 herë me shumë se në

Kreu i PD-së, Sali Berisha, është shprehur se në Shqipëri buka u kushton shqiptarëve 80 herë më shumë sesa vendet europiane dhe premtoi se kur të vijë në pushtet, në 100 ditët e para do të vendosë minimumin jetik.

“Ne do kthejmë paratë te ju. Ne paratë që marrim nga qytetarët, do i kthejmë te ju dhe do vendosim minimumin jetik 200 euro. Është një shumë minimale, por e nxjerr çdo shqiptar jashtë varfërisë ekstreme”, tha ai.

Berisha: Buka u kushton shqiptarëve rreth 80 herë më shumë se europiane. Shqiptarët konsumojnë bukë katër herë më shumë  se mesatarja europiane, kanë rrogën 6 herë më të ulët se mesatarja europiane. Kanë një seri faktorësh që e bëjnë një mall shumë më të kushtueshëm sesa duhet. Ai ka nxjerrë shprehjen se në Shqipëri nuk vdes kush për bukë. Kanë qenë njerëzit që kafshatën me njeri tjetrit.

S’vdiska njeriu për bukë është një shprehje e turpshme. Nuk është puna të shkojmë te vdekja e njeriut për bukë, por të ketë gjërat bazë, pa ngushtim, të mos përzihen fëmijët nga sofra.

Ne do kthejmë paratë te ju. Ne paratë që marrim nga qytetarët, do i kthejmë te ju dhe do vendosim minumin jetik 200 euro. Është një shumë minimale, por e nxjerr çdo shqiptar jashtë varfërisë ekstreme.

Me këtë ne bëhemi një shoqëri më e drejtë, më e moralshme dhe dëshmoj se nuk do të lëmë njeri në vuajtje, dhimbje dhe mjerim.

Rrogat e ulëta do t’i ngremë në 500 euro. Rrogat nëse do të kishin ndjekur ligjin e inflacionit, sot duhet të ishin 730 euro. Po! Por këta menduan vetëm për rrogat e larta, 3-4 fishuan rrogat e larta. Mund ta imagjinoni këtë vend për zyrtarë më 7 mijë euro në muaj.

Në botë nuk ekziston një vend i tillë. Që një punonjës të marrë 7 mijë euro dhe një pension të jetë 120 euro. Kjo është jashtë cdo lloj morali dhe ka vetëm moralin e Edi Ramës, që sundon me krimin, që vjedh me krimin dhe që largon shqiptarët cdo.