AKTUALITET, 18 Prill 2025, 10:27

Gruaja e Roan Brahimit ishte në Lezhë ku iu vra vjehrri: Dy atentate në pak orë, si autorët që plagosën 4 të rinjtë ngatërruan shënjestrën! Po prisnin kthimin...!

Gruaja e Roan Brahimit ishte në Lezhë ku iu vra vjehrri: Dy atentate

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me atentatin ndaj katër të rinjve mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku dyshohet se në shënjestër ka qenë gruaja e Roan Brahimit, babai i të cili u ekzekutua në Lezhë rreth 45 minuta para ngjarjes në kryeqytet.

Burime bëjnë me dije se gruaja e Roan Brahimit jeton në të njëjtën lagje në kompleksin e vilave në Lundër, ku jetojnë edhe të rinjtë që u plagosën mbrëmë, 11-vjeçari Dior Demiraj, 17-vjeçari Marko Bardhi Demiraj (nipi dhe djali i pronarit të Pelikani Security), si edhe shoku i tyre Kian Mullahi, 19-vjeç dhe shoferi i familjes Demiraj, Arenc Stafa, 34 vjeç.

Po ashtu kjo e fundit përdor makinë “G Class”, e njëjtë me ate që udhëtonin të plagosurit.

Mbrëmë ajo ka qenë në Pllanë në Lezhë ku iu vra vjehrri. Hetuesit kanë dyshime që autorët mund ta kenë pritur që të kthehet në Tiranë dhe mund të kenë ngatërruar makinën G-Class dhe kanë qëlluar makinë ku udhëtonin 4 të rinjtë.