AKTUALITET, 26 Korrik 2022, 11:32

Bashkia Korçë dhe Code for Albania, rikthen kampin veror tashmë edhe teknologjik për fëmijë dhe të rinj

Bashkia Korçë dhe Code for Albania, rikthen kampin veror tashmë

Të fokusuarit në teknologji kane qene ato qe tashme kane realizuar kampin e pare verore jashte Tirane. Ata qe pjesen me te madhe te kohes e kalojne pas aparateve compjuterike kane marre vendimin e rendesishem qe te jene larg smogut dhe vapes dhe me te lire se asnjehere tjeter. Kjo nisme e fundit e bashkisë Korçë dhe Code for Albania sjell një surprizë të këndshme për fëmijët shqiptarë ne teresi. Ata kane bere nje revolicion jo vetem per femijet por qytetin e tyre.

“Formohet Korca ICT Academy”

Së bashku me Code.X, një organizatë jofitimprurëse e themeluar nga ish-studentë të Stanford që jetojnë e punojnë në Silicon Valley, në Korçë po zhvillohet një kamp veror me një nivel të lartë teknologjik për fëmijët shqiptarë, duke themeluar kështu një hapësirë ​​shumë të veçantë të quajtur: “Akademia TIK e Korçës”, ose “Korça ICT Academy”. 100 fëmijë nga e gjithë Shqipëria, 20 profesionistë dhe studentë të shkencave kompjuterike, 10 instruktorë ndërkombëtarë që studiojnë dhe punojnë në qendrat më të mëdha teknologjie në SHBA, si dhe pedagogë shqiptarë, janë në Korçë për dy javë, për t’u mësuar fëmijëve Python, React.js dhe projektimin me në qendër njeriun, ose në anglisht Human Centered Design. Përtej fokusit teknologjik, fëmijët dhe studentët kanë mundësinë të ushtrojnë aktivitete të tjera artistike, sportive dhe kulturore. Programi Code for Albania filloi katër vjet më parë me 21 të rinj nga Tirana dhe 6 nga Korça nën patronazhin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, bashkisë Korçë dhe diasporës teknologjike në ShBA. Tani në kampin veror marrin pjesë 70 të rinj nga e gjithë Shqipëria dhe 30 nga Korça. Ndërkohë që më shumë se 200 të rinj janë të trajnuar gjerësisht në python, react.js, low code/no code dhe Human Centered Design këto 4 vjet.

Code for Albania nje risi ne teknologji.

Code for Albania është një trajnim trevjeçar i strukturuar në tre kampe verore dhe trajnim gjatë gjithë vitit. Të rinjtë mësojnë dhe bëjnë miqësi, ndërtojnë besim dhe eksperimentojnë në një mjedis të sigurt dhe kërkues. Me edukatorët e talentuar dhe rrjetin e liderëve të teknologjisë, mund të jeni të sigurt se shumë start-up-e të suksesshme do të krijohen nga kjo nismë.

Nisma synon të themelojë në Korçë një qendër rajonale për kampe verore dhe eventet teknologjike. Nën moton “Ne guxojmë të bëjmë ndryshimin!” bashkia Korçë dhe Code for Albania synojnë të tregojnë se Shqipëria është më e madhe se Tirana dhe se përtej teknologjisë ata përqafojnë së bashku diversitetin, artin dhe sportin, duke uruar që të gjithë të rinjtë e rajonit të vijnë në Korçë një herë në jetë dhe të kenë mundësi të artë për të bërë ndryshimin, të mbështetur nga ekipet e tyre.

Thirrja e tyre është për të gjithë aktorët dhe faktorët e ndryshimit, për t’u bashkuar dhe guxuar ndërtimin në Korçë për tre vitet e ardhshme të një djepi inovacioni teknologjik ku të rinjtë e Evropës Juglindore mund të fillojnë të ndërtojnë një të ardhme të begatë dhe paqësore.