AKTUALITET, 1 Mars 2024, 11:11

Basha i ‘rrëmben’ Berishës dy drejtues në Klos: Vendosën të ribashkohen me ne, dora jonë mbetet e shtrirë

Basha i ‘rrëmben’ Berishës dy drejtues në Klos:

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka bërë të ditur sot se ka afruar në strukturat e Partisë Demokratike, dy prej zyrtarëve të Rithemelimit.

Nga njoftimi i zyrës së Bashës theksohet se Fitnete Krosi dhe Qazim Rexhepi janë kontribues të hershëm të PD-së, por së fundmi kanë qenë drejtues të Rithemelimit në Klos.

“Dora jonë mbetet e shtrirë për çdo demokrat e shqiptar që kërkon zhvillimin e vendit, luftë kundër korrupsionit dhe partneritet me SHBA, Britaninë e Madhe dhe BE.

Partia Demokratike e Shqipërisë është shtëpia e çdo demokrati, është forca që ndryshoi fatin e vendit 34 vjet më parë dhe të gjithë së bashku duhet ta shndërrojmë në alternativë të shqiptarëve”, theskon Lulzim Basha në mesazhin e tij.

Postimi i kryetarit të PD,  Lulzim Basha:

Kënaqësi të takoja Fitnete Krosin dhe Qazim Rexhepin. Ata kanë vendosur të ribashkohen me ne dhe të ndihmojnë në ringritjen e PD. Dora jonë mbetet e shtrirë për çdo demokrat e shqiptar që kërkon zhvillimin e vendit, luftë kundër korrupsionit dhe partneritet me SHBA, Britaninë e Madhe dhe BE.

Partia Demokratike e Shqipërisë është shtëpia e çdo demokrati, është forca që ndryshoi fatin e vendit 34 vjet më parë dhe të gjithë së bashku duhet ta shndërrojmë në alternativë të shqiptarëve.

Udhëheqësit shkojnë e vijnë, por PD do të rritet e forcohet si projekti më i bukur që mishëron shpresën e shqiptarëve për ndryshim.