AKTUALITET, 5 Qershor 2023, 19:52

Basha bën akuzën e fortë: Në kohën kur qeveriste PD, është bërë korrupsioni më i madh me naftën

Basha bën akuzën e fortë: Në kohën kur qeveriste PD,

Lulzim Basha ka hedhur akuza të forta ndaj PD, teksa tha se në kohën kur ka qenë në qeverisje, ka pasur korrupsion të madh me naftën shqiptare.

Gjatë një takimi me të rinjtë në Berat, Basha tha se për 10 vite ka denoncuar aferat e naftës në Shqipëri, por shtoi se kjo gjë nuk ka rritur kredibilitetin e qytetarëve te PD-ja, pasi siç u shpreh “ne nuk kemi folur për korrupsionin tonë me naftën”, që ka pasuruar një grusht njerëzish.

 

“Po vija nga rruga e Dumresë dhe kalova nga fushat naftëmbajtëse, aty ka puse shumë të vjetra të ndryshkura. U kujtova për premtimet që i janë bërë të gjithë qarkut të Beratit nga këta por edhe nga ne. Ka disa konstante, disa të vërteta që në nuk i kemi thënë. Unë vij nga një përvojë e veçantë, përpara një viti e ca muaj unë kam dhënë dorëheqjen, dhe kur hedh një hap pas ke mundësi t’i shohësh gjërat pak më ftohtë. Sepse nganjëherë të merr vala përpara dhe harron të shohësh të rëndësishmen.

 

Ndërkohë që ngrinim gishtin dhe denonconim për 10 vite me radhë, me të drejtë aferat me naftën shqiptare, ne nuk flisnim për korrupsionin tonë me naftën. Para publike që duhet të vinin në Berat por nuk erdhën kurrë, u pasuruan një grusht njerëzish”, deklaroi Basha.