TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Procedohet penalisht 19-vjeçari në Maliq dhe i vihet një gjobë e majme, ndërsa akuzohet se ka prishur qetësinë publike duke kryer manovra të rrezikshme me makinë në rrugë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin me inicialet T. B., 19 vjeç, banues në Maliq, pasi në bulevard “Rinia”, Maliq, ka prishur qetësinë publike duke kryer manovra të rrezikshme me një automjet tip “Benz” dhe duke xhiruar gomat.
Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë Rrugore, për 19-vjeçarin u vendos masa administrative 40 000 lekë, për shkelje të nenit 139, pikat 2 dhe 3, të Kodit Rrugor, si edhe iu tërhoq leja e qarkullimit.